Koronavirusi i ndryshon zakonet italianëve! Më pak darka jashtë e më shumë televizor
Më pak darka jashtë, më shumë televizion e video online në shtëpi. Kështu ka ndryshuar tendenca e italianëve në kohët e koronavirusit, sipas një vëzhgimi të kryer nga Nielsen. 49% deklaron se po e eviton sa është e mundur, daljen në vende publike dhe të populluara, 30 % se po eviton mjetet e transportit publik dhe 8 % se po punon nga shtëpia.
Vetëm 17 % mund të thuhet se është efektivisht e shqetësuar nga epidemia dhe 46 % është e bindur se do të duhet 1 muaj për të dalë nga faza e përhapjes së koronavirusit, edhe pse në shkallë globale në 53 % të rasteve hipotetizohet se do të duhen 2 muaj.
“Të kujdeshëm PO, të frikësuar JO”: shprehet Stefano Cini, drejtor i analizës së marketingut në Nielsen, sipas të cilit kujdesi i italianëve kundrejt përhapjes së koronavirusit ka dy impakte kryesore në jetën e përditshme: më shumë parandalim e më shumë informacion.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.