Koronavirusi në botë/ Spanja me numrin më të ulët e viktimave që nga 18 marsi, Irani do të hapë xhamitë, Rusia numër rekord infeksionesh
- Rusia ka njoftuar rritjen e saj më të madhe ditore në infektimet e Covid-19 deri më sot. Qendra e reagimit ndaj krizës koronavirus të vendit raportoi 10.633 raste të reja dhe 58 vdekje, duke rritur vdekjet totale në 1.280.
- Afganistani ka konfirmuar ngritjen e saj më të lartë si në rastet e koronavirusit ashtu edhe në vdekje. Vendi konfirmoi 235 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar rritjen më të madhe një-ditore të infeksioneve të reja, dhe 12 pacientë vdiqën gjatë natës – duke sjellë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2.704 dhe numrin e vdekjeve në 85.
- Japonia mund të fillojë të lehtësojë masat e saj për koronavirusin. Parqet dhe muzetë janë ndër objektet që mund të rihapin së shpejti, për sa kohë që zbatohen masa të rrepta parandaluese. Sidoqoftë, gjendja e saj e jashtëzakonshme – e cila skadon aktualisht të Mërkurën – ka të ngjarë të zgjatet për një muaj tjetër.
- Spanja ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 që prej gjashtë javësh. Ministria e shëndetësisë njoftoi një rritje një-ditore prej 164 vdekjesh nga koronavirus, që do të thotë se numri i përgjithshëm i vendit tani është 25.264. Është rritja më e vogël që nga 18 marsi. Ndërkohë, rastet e konfirmuara të virusit në Spanjë u rritën në 217.466 sot.
- Irani do të rihapë xhamitë në pjesë të mëdha të vendit të hënën. Presidenti, Hassan Rounani, konfirmoi se qendrat e adhurimit në rreth një të tretën e ndarjes administrative të vendit do të lejohej të funksiononte që nga nesër. Sidoqoftë, ai theksoi se “distancimi shoqëror është më i rëndësishëm se lutja kolektive”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.