Koronavirusi shkatërron bursat globale: ‘Digjen’ 1 mijë miliardë dollarë – Ekonomistët: ‘Italia drejt recesionit’
Koronavirusi është duke fundosur bursën në të gjithë botën duke shkaktuar një humbje totale prej 1 mijë miliardë dollarësh deri më tani. Rënia e tregjeve financiare europiane u pasua nga ajo e Wall Street, e cila mbylli seancën e saj më të keqe në dy vjet.
Ditë e rëndë edhe për Piazza Affari: nën efektin e Koronavirusit, i cili përfshinte edhe bursat e tjera europiane, indeksi Ftse Mib u mbyll me 5.43% në 23.427 pikë, aksioni Ftse All ra me 5.51% në një lartësi prej 25.431. Sesioni dramatik në Piazza Affari shkaktoi një ulje të kapitalizimit të shportës së aksioneve kryesore të bursës së Milanos (indeksi Ftse Mib) prej 30 miliardë eurosh.
Efekti Koronavirus ka prekur të gjitha tregjet e aksioneve të Kontinentit të Vjetër: Frankfurti përfundoi -4,01%, Parisi ra 3,94%, ndërsa Londra humbi 3.34% e fundit. Kjo ditë kaq e vështirë për bursat çoi në një ulje të indeksit të Euro stoxx 600, ku mblidhen grupet kryesore të listuara të Kontinentit të Vjetër, me 3.79%, që korrespondon me 352 miliardë euro ‘të djegura’ në një seancë të vetme .
Ekonomistët: Italia drejt recesionit
Recesioni teknik është pothuajse i sigurt me humbjen prej -0.3% në tremujorin e katërt. Ndërkohë viti 2020 po shkon drejt rritjes negative, me vlerësime midis -0.5% dhe -1%. Këto janë vlerësimet e para të ekonomistëve mbi ndikimin Koronavirusit në Itali.
-Ndërkaq nafta ka regjistruar një rënie drastike në Nju Jork, pasi çmimet kanë rënë me 4.29% në 51.08 dollarë për fuçi.
-Është regjistruar sesioni negativ edhe në tregjet e aksioneve aziatikë ku frika në lidhje me raste të reja të Koronavirusit jashtë Kinës vazhdon të mbizotërojë. Konkretisht Seul shënon rezultatin më të keq me një rënie prej 3.87% të ndjekur nga Hong Kong (-1.63% dhe tregjet akoma të hapura) ndërsa listat kineze në Shanghai (-0.31%) dhe Shenzhen bëjnë më mirë (+ 1.24%) për perceptimin se zgjerimi i virusit po ngadalësohet në vend. Tokio ndërkohë është e mbyllur për festa.
Ndryshe ndodh me arin i cili, që nga përhapja e Koronavirusit rreziqet e të cilit janë njohur edhe nga G20, ka arritur vlerën e 1.678.58 dollarë për një onc, më i larti i shtatë viteve të fundit. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.