Koronavirusi vret 106 njerëz – Shefi i OBSH nuk mbështet evakuimin. Ka besim te Kina
Autoritetet e shëndetit publik në Kinë bënë të ditur se koronavirusi ka vrarë 106 njerëz dhe infektuar 4,515 deri më tani. Shumica e rasteve ndodhen në Kinë, ku qytetet të mëdhenj janë vendosur në karantinë dhe janë anuluar festa të Vitit të Ri. Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje amerikanëve që të “rikonsiderojnë udhëtimin në Kinë për shkak të koronavirusit”. Megjithatë, sipas Ministrisë së Jashtme në Kinë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që ndodhet atje, ka thënë se ka besim në aftësinë e vendit për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.
“Shefi i OBSH, Tedros Ghebreyesus, nuk e mbështet evakuimin e njerëzve nga Kina, pasi është mbireagim. Ai thotë se OBSH ka besim te aftësia e Kinës për të parandaluar epideminë”, deklaroi Ministria e Jashtme në Kinë. Presidenti Donald Trump shkroi mbi çështjen në Twitter, duke thënë se SHBA ndodhet në “komunikim me Kinën në lidhje me virusin”. Disa raste të virusit janë konfirmuar në Hong Kong, Tajlandë, Korenë e Jugut, Singapor, Japoni, Australi, Francë dhe SHBA.
Në nisje të Javës, autoritetet në Gjermani konfirmuan rastin e parë. Shumë kompani përfshirë Walt Disney, Starbucks dhe McDonalds, kanë mbyllur dyqanet dhe anuluar eventet në Hubei. Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA konfirmoi rastin e 5, një pacient në Arizona që kishte udhëtuar së fundmi në Vuhan.
Megjithatë, gripi dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes e vështirësojnë identifikimin e rasteve. Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA deklaroi se i duhen 4-6 për të bërë një diagnozë, ndërsa testi arrin në laborator.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.