Korridori turistik ‘Via Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri -Kosovë’ – FSHZH publikon detajet (VIDEO)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar videon detajuese të promovimit të vlerave turistike kulturore dhe natyrore përgjatë gjurmës së Via Dinarica.
Sipas informacionit të publikuar zgjatimi i “Via Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri -Kosovë”, korridori turistik që në mënyrë natyrore përmes shtigjeve të reja apo ekzistuese lidh shtatë vende të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetet, duke shpërfaqur një larmi mbresëlënëse me peizazhe dhe tradita.
“Ky projekt me financim nga BE nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Shqipëri”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.