Korrigjohen pronat bashkëshortore – Verifikim nëpër regjistra kadastralë nëse pasuritë janë në bashkëpronësi
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një proces voluminon që parashikon korrigjimin e të gjitha të dhënave hipotekore që janë pronë bashkëshortore por rezultojnë në pronësi të njërit prej bashkëshortëve.
Është publikuar tashmë në fletoren zyrtare Urdhri i Agjencisë, i cili ka për qëllim korrigjimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në rastet kur, pasuria e paluajtshme, ose pjesa takuese e saj, është regjistruar vetëm në emër të njërit bashkëshort, ndërkohë që përfitues të së drejtës së pronësisë janë të dy bashkëshortët, sipas dispozitave të Kodit të Familjes për bashkësinë ligjore, apo të legjislacionit të kohës për bashkëpronësinë mes bashkëshortëve.
Procedurat e korrigjimit sipas këtij urdhri iniciohen në një prej mënyrave të mëposhtme:a) me kërkesën e të interesuarit për të kryer korrigjimin e kartelës së pasurisë; b) gjatë regjistrimit të kontratës së kalimit të pronësisë mbi pasurinë, ose të aktit të trashëgimisë.3. Për të korrigjuar kartelat e regjistrit të pasurive të paluajtshme, drejtoritë vendore të ASHK-së konstatojnë nëse pasuria që figuron e regjistruar në kartelë është, ose jo, pasuri bashkëshortore.
Konstatimi i bashkëpronësisë bëhet duke u mbështetur në dispozitat e krerëve II, III ose IV, të këtij urdhri, në varësi të kohës kur është fituar pasuria (dhe të ligjit të kohës).4. Ky urdhër nuk zbatohet për:a) të korrigjuar dhe plotësuar kartelat e mëparshme, në rastet kur me pasurinë është kryer transaksion (përveç trashëgimisë);
Kur pasuria e paluajtshme e regjistruar në favor të vetëm njërit bashkëshort, në vijim u është kaluar në pronësi të tretëve (me përjashtim të kalimit me trashëgimi) dhe ky veprim është regjistruar më parë, drejtoria nuk mund të kryejë korrigjimin e kartelës se pasurisë objekt kërkese, pa pëlqimin e të tretëve që preken nga ky korrigjim.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.