Korrupsioni në sektorin e ndërtimit – Qeveria e këtij vendi po përdor dronët për ta parandaluar
Punëtorët e ndërtimit të Afrikës së Jugut tashëm do të duhet të mësohen me idenë e pranisë së një droni gjatë kohës që ata punojnë. Departamenti i Zhvillimit të Infrastrukturës në krahinën e Gauteng ka nisur një flotë dronësh që do të përdoren për të monitoruar projektet e ndërtimit duke përfshirë edhe ato rreth Johanesburgut.
Droni i parë u ngrit të hënën, më 21 maj dhe do të monitorojë listën ambicioze të qeverisë provinciale prej 340 projekteve që planifikohet të përfundojë në tre vitet e ardhshme. Gauteng po shpenzon rreth 360 milionë dollarë për këto projekte.
“Është e mundur që sektori publik të jetë efikas dhe produktiv falë asaj që po bëjmë”, tha kreu i departamentit provincial, Jacob Mamambolo.
‘Vizitat’ në terren kanë për qëllim të monitorojnë cilësinë e punës si dhe të sigurojnë që projektet po zbatohen në kohën e duhur, tha departamenti përmes një deklarate.
Projektet e ndërtimit kanë për qëllim të stimulojnë prodhimin dhe ekonominë e një kombi, por në Afrikë ata shpesh po përfundojnë si një tërheqje për ekonomitë që tashmë janë duke mbetur prapa.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.