Korrupsioni nëpër Konsullata – Cakaj: Shkarkoni aplikacionin “Ambasada Ime”, raportoni çdo abuzim e shqetësim
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore përmes një aplikacionit “Ambasada Ime”.
“Pasi të shkarkoni aplikacionin AmbasadaIme, me një një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“. Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët. Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre.” – shkruan Cakaj Facebook.
Cakaj thekson se Ministria, në kuadër të mundësive të saj aktuale nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të qenë llogaridhënëse në qasje dhe efikase në shërbime. “Sidoqoftë, me qëllim të parandalimit të abuzimeve të mundshme dhe shtimin e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve, ju ftojmë për një bashkëpunim më të gjerë e më të thellë në kuadër të platformës AmbasadaIme, sqaron postimi i Cakajt.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.