Kosova, 20 vjet e lirë – Kujton 12 qershorin e 1999, Clinton, Albright, Clark, të ftuarit special
Kosova ka kujtuar 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat e NATO-s hyn në vend duke e çliruar nga pushtimi serb.
20 vjetori i çlirimit të Kosovës është përkujtuar me një ceremoni gjigante, ku të ftuar ishin personalitete të ndryshme, dhe që kanë qenë protagonistët e 12 Qershorit të para 20 viteve, si ish Presidenti Bill Clinton, ish sekretarja e shtetit, Madeleine Albright apo Gjenerali Wesley Clark.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, si dhe Zv Ndihmës Sekretari Amerikan i shtetit, Mathew Palmer, ndër shumë e shumë personalitete të tjera. Për presidentin Thaçi, 12 Qershori do të jetë gjithmonë ditëlindja e lirisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, ish Presidenti amerikan, Bill Clinton tha se, ndërhyrja në Kosovë kundër spastrimit etnik serb është nderi më i madh i jetës së tij.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.