Kosova kalon Shqipërinë! 3 skenarët për zhvillimin e mësimit në kushtet e pandemisë
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit të Kosvës ka miratuar një javë më parë, një udhëzues të detajuar se si do të organizohet mësimi në kushtet e pandemisë COVID-19. Dokumenti është hartuar me ndihmën e një sërë aktorësh si Unicef, Fondacioni Friedrich Ebert, Kosova që duam, Koperacioni Gjerman, dhe Giz. Ministria e Arsimit të Kosovës vë në dispozicion tre skenare për zhvillimin e procesit mësimor, i cili mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga pandemia COVID-19.
Konkretisht, sipas udhëzimit, skenari A i përgjigjet një niveli rrezikshmëri të ulët dhe parashikohet rikthimi në institucionin parashkollor dhe shkollë me masa për siguri dhe shëndet, protokoll për COVID- 19 dhe raportim të rregullt të mungesave të raportuara të ndëridhura me COVID-19.
Skenari B i përgjigjet një niveli rrezikshmërie mesatare, dhe synon rikthim të pjesshëm në klasa, duke parë si mundësi mësimdhënien e kombinuar me prezencë dhe në distancë. Ndërsa skenari C do të aplikohet në rast se rrezikshmëria është e lartë, dhe parashikon që mësimi të zhvillohet vetëm në distancë, përmes leksioneve në television dhe mësimit on line.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.