Kosova pjesë e axhendës së presidentit Macron, gjatë një vizite zyrtare në Serbi
Presidenti francez Emmanuel Macron po viziton Serbinë në një përpjekje për të “përforcuar lidhjet e zgjeruara” me Beogradin. Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, duket se do të zërë një vend në axhendën e presidentit, mes shpresave për bashkëpunim më të madh ekonomik midis dy vendeve. Beogradi vazhdon të shohë Kosovën si territorin e vet pavarësisht shumicës së vendeve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së, të cilat e njohin si një komb sovran.
Bashkimi Europian, ka udhëhequr bisedimet ndërmjet dy vendeve që nga viti 2011, e cila rezultoi në disa marrëveshje teknike duke përfshirë marrëveshjen e Brukselit e cila synonte normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e pakicës serbe në Kosovën e veriut. Por në praktikë, marrëveshjet ishin të paqarta, dhe procesi u zhduk pas disa pengesave.
Një seri pengesash të tjera gjatë dy viteve të fundit, kanë bërë të mundur që bisedimet të përkeqësohen, duke filluar me vrasjen e politikanit etnik serb Oliver Ivanoviç në janar 2018. Në fund të atij viti, Kosova ngriti detyrimet doganore për importet nga Serbia në 100%, dhe përveç kësaj, Kosova vendosi të rrisë forcën e saj të sigurisë në një ushtri, të cilën Serbia e sheh si një kërcënim potencial që mund të shkaktojë një reagim ushtarak nga Beogradi.
Në një përpjekje të përbashkët nga Franca dhe Gjermania, presidentët kosovarë dhe serbë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, ranë dakord të uleshin në tryezën e bisedimeve, në fillim të korrikut, por takimi u anulua, pak pasi Prishtina refuzoi të heqë tarifat 100%, të vendosura ndaj Serbisë në nëntorit të kaluar.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.