Kosovë, Abrashi: Së shpejti rritet paga minimale
“Së shpejti rritet paga minimale”. Kështu shkruan në rrjetin social “Facebook”, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili më tej shtoi se synohet që paga minimale të jetë më e lartë se ajo që është aktualisht prej 170 Euro.
“Së shpejti ngrihet paga minimale. Javën e kaluar mbajtëm mbledhjen e rregullt të Këshillit Ekonomik Social. Prezantuam analizat e fundit rreth pagës minimale. Në Ministri gjatë javës do të përfundojmë udhëzimin për pagë minimale, kurse nga Oda Ekonomike dhe nga Aleanca e Bizneseve presim qëndrimet e tyre rreth pagës minimale. Me rëndësi se në Kosovë, nuk do të ketë më paga nga 135 euro, ne synojmë pagë minimale më të lartë se aktualja prej 170 euro.” , tha Abrashi.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.