Kosovë/ Deri më tani janë vaksinuar 21 mijë persona
Në Kosovë deri tani vaksinën anti-COVID-19 e kanë marrë rreth 21 mijë persona. RTK raporton se kontingjenti i parë dhe i vetëm i kësaj vaksine që ka arritur në vend është me 24 mijë doza të kompanisë AstraZeneca, e që janë siguruar si donacion nga programi COVAX.
Ky kontingjent ka arritur më 28 mars, ndërsa procesi i vaksinimit ka filluar më 29 mars, ku dozën e parë të kësaj vaksine e ka marrë kryeministri Albin Kurti.
Prioritet në vaksinim kanë pasur personelit shëndetësor, personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.