Kosovë, Haradinaj: Do ta luftojmë korrupsionin dhe varfërinë
Kandidati për Kryeministër në Kosovë, Ramush Haradinaj gjatë një tubimi zgjedhor në Therandë ka përsëritur sërish se me qeverisjen e tij do të luftohet korrupsioni dhe varfëria.
“Ne kemi një shpirt të punës, jemi punëtorë, kemi qenë gjithmonë. Nuk do të lejojmë të na mundë korrupsioni edhe varfëria dhe të lejojmë të na ikë rinia. Nuk duam një Kosovë që njerëzit të ikin prej saj. Ne nuk mundemi t’ia kthejmë shpinën vendit tonë, këtë vend e dua me shpirt, këtij vendi i kemi shërbyer dhe kemi i shërbyer me nder”, tha Haradinaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.