Kosovë, Haradinaj vizitë në Fakultetin e Mjekësisë: Të përkushtuar që “ta shërojmë” shëndetësinë
Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Dekanatin e Mjekësisë, ku gjatë fjalë së tij në këtë vizitë e ka quajtur shëndetësinë si një nga interesat kombëtare të koalicionit që po përfaqëson.
Në takimin me dekanen e këtij Fakulteti, Haradinaj tha se ‘do të përkushtohemi që gjatë mandatit qeverisës “ta shërojmë” shëndetësinë”.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi ku ka shkruar se :
“Sot në mëngjes vizitova Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë ku zhvillova një takim me dekanen, Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu. Bashkëbiseduam për gjendjen në arsim, sfidat dhe mundësinë e krijimit të një marrëdhënie më të integruar në mes të Fakultetit të Mjekësisë dhe QKUK-së. Ne do të përkushtohemi që gjatë mandatit qeverisës ta shërojmë shëndetësinë. Nuk do të lejojmë që qytetari ynë të jetë i rrezikuar kur ka nevojë për shërbime shëndetësore”, shkruan Haradinaj, pas takimit në rrjetin social.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.