Kosovë, shënohet viktima e parë nga coronavirus
Në Kosovë është shënuar viktima e parë nga coronavirus. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Bëhet fjalë për 82 vjeçarin nga Dumnica e Podujevës, i cili është kontakt nga djali dhe vajza e tij pozitivë.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pacienti 82 vjeçar ishte në ditën e tij të 6 të sëmundjes dhe kishte edhe sëmundje shoqëruese kronike, kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.