KQZ ndan 140 milionë lekë për partitë si ndihmë financiare vjetore! Sa përfituan forcat kryesore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike, në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020. Fondi i ndarë është 140 milionë lekë dhe Partia Socialiste ka marrë më shumë nga ky vend si forca më e madhe që ka rezultuar nëzgjedhjet e fundit, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe LSI-ja.
Fondet e ndara:
-Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë
-Partia Demokratike 38.911.877 lekë
-Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë
-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë
-Lista e Barabartë 4.841.667 lekë
-Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.