Kredia për bujqësinë – Shoqata e Bankave dhe EFSE, broshurë për fermerët
Kreditimi i bujqësisë ngelet sfida e madhe, ende e papërmbushur, për sistemin financiar në Shqipëri. Në mesin e këtij viti, vlera e portofolit të kredisë për bujqësinë ishte rreth 4.7 miliardë lekë, në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bujqësia përbën aktualisht vetëm 1.4% të portofolit total të kredisë për biznesin. Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi të martën një takim rreth problemeve për kreditimin e agrobiznesit në Shqipëri.
Gjatë takimit, u prezantua një broshurë orientuese për marrjen e vendimeve financiare nga fermerët, e përgatitur në bashkëpunim me Fondin Europian për Europën Juglindore (EFSE). Kjo broshurë synon t’i udhëzojë fermerët të kuptojnë konceptet bazë të mbajtjes së pasqyrave financiare si edhe të përzgjedhin produktet financiare më të përshtatshme për ta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.