Kreditimi për ekonominë, Sejko: Bankat, rreth 4 miliardë euro të lira për financim
Bankat në vend gëzojnë likuiditet dhe shëndet financiar të kënaqshëm, madje fondet e tyre të lira për financim të ekonomisë, përmes kreditimit shkojnë në rreth 4 miliardë euro. Janë këto detajet që ndau Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një leksioni të hapur në Universitetin Europian të Tiranës, në kuadër të “Javës së Parasë”.
Kreu i Bankës së Shqipërisë vuri theksin, mes të tjerave, në disa nga aspektet kyçe të sektorit bankar dhe rregullatorit, që në këtë rast është institucioni që ai drejton.
Guvernatori konfirmoi, edhe një herë, se ekonomia shqiptare po ruan trendin pozitiv dhe për vitin 2017 pritet një rritje ekonomike mbi 3.5%, ndërsa inflacioni do të jetë brenda objektivit prej 3% në vitin 2018.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.