Kreu i BKH/ Publikohet lista e 40 kandidatëve që garojnë! Në listë drejtori i Burgjeve dhe 5 drejtues policie
40 persona, mes të cilave 7 gra janë bërë pjesë e garës për postin e Kryetarit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Numri i aplikantëve është bërë publik nga Kreu i SPAK arben Kraja, i cili përmes një njoftimi zyrtar sqaron se aplikimet tashmë janë mbyllur dhe se Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore.
Në listën e 40 aplikantëve bien në sy emra të njohur të organeve të zbatimit të ligjit, si Agim Ismaili, aktualisht drejtor i burgjeve, ashtu se dhe drejtues apo ish drejtues të lartë të policisë së shtetit si Krenar Ahmetaj, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Eduart Merkaj, Endri Hoxha, raporton SCAN.
Të hënën në 3.02.2020, SPAK do të shpallë edhe emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes. Më herët SPAK ka publikuar edhe kriteret strikte që duhet të përmbushin kandidatët për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kandidati duhet të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barazvlefshme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor; të ketë eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo i Policisë Gjyqësore, ose Hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit; si dhe të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
Në rastet e punonjësve aktualë apo të mëparshëm të Policisë së Shtetit, kandidati duhet të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;
Kandidati duhet të kenë marrë vlerësim maksimal për aftësitë profesionale, etike dhe integritetin moral, si dhe nuk duhet të jetë marrë asnjë masë disiplinore “shkarkim nga detyra” ose masa të tjera të marra.
Po ashtu, kandidati, për periudhën 29.11.1944 – 07.02.1991 nuk duhet të kenë qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave.
Po të premten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar anëatren e 9-të të SPAK. Bëhet fjalë për Prokuroren Doloresa Musabelliu, e cila pak javë më parë kaloi shkallën e parë të Vetting-ut dhe priti afatet e ankimimit nga ana e Komisionerit Publik dhe ONM-së për t-u emëruar në SPAK. KLP ka miratuar edhe kërkesën e Kreut të Inspektorit të Lartë të Artur Metani per te komandur nje prokuror per nje afat kohor 5 vjeçar prane këtij institucioni, si dhe ka pranuar kërkesën për heqje dorë nga funksioni të Prokurorit të Elbasanit Agim Dilka.
SCAN
Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së
- Adriatik Ago
- Agim Ismaili
- Aida Veizaj
- Ajas Gjeta
- Arben Karkini
- Ardian Çipa
- Artan Pjetërnikaj
- Artan Shkëmbi
- Artur Beu
- Atnan Shehu
- Bardhi Koçi
- Blerina Bajollari
- Blerta Dervishi
- Bujar Madani
- Dritan Osmani
- Edmond Kasmi
- Eduart Merkaj
- Endri Hoxha
- Enver Levani
- Ervin Hodaj
- Ervin Hoxha
- Gentian Hilla
- Gentjan Shehaj
- Gjovalin Ulndreaj
- Haris Ngjeqari
- Ibrahim Disha
- Idajet Faskaj
- Krenar Ahmeti
- Kristaq Dashi
- Lindita Nushi
- Mimoza Haxhihyseni
- Pal Shkambi
- Pëllumb Seferi
- Petrit Imeraj
- Rakela Ismaili
- Sabri Hoxha
- Saimir Shehri
- Xhabir Zejnuni
- Ylli Pjetërnikaj
- Zef Preçi
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.