Kreu i Fed, përballë Kongresit të SHBA / Powell: Nuk do të rrisim interesat vetëm prej frikës së inflacionit
Kryetari i Rezervës Federale në SHBA, Jerome Powell, përsëriti qëllimin e bankës për të inkurajuar një rimëkëmbje të gjerë dhe përfshirëse të tregut të punës dhe të mos rrisë normën e interesit shumë shpejtë, prej frikës së inflacionit. Powell në një seancë në Kongres se rritja e çmimeve nuk tregon për një tkurrje të gjerë të ekonomisë që kërkon interesa më të larta, por vjen nga kategori që janë ndikuar direkt nga rihapja e ekonomisë.
Për politikat e ardhshme monetare, shefi i Rezervës Federale tha gjithashtu se banka do të monitorojë një varg të gjerë të statistikave mbi tregun e punës, përfshirë edhe gjendjen e grupeve të ndryshme racore. Politikanët në Dhomën e Përfaqësuesve pyetën Powell se si Rezeva Federaele po balancon rrezikun e inflacionit me premtimin për të siguruar rimëkëmbjen e vendeve të humbura të punës gjatë pandemisë. “Ne kemi puënsim të paqëndrueshëm dhe inflacion të lartë”- tha Jim Jordan, republikan nga Ohio, duke i’u referuar mandatit të bankës për maksimizimin e punësimit dhe qëndrueshmërinë e çmimeve. Deri më tani, ka patur shumë pak konflikt të perceptuar mes 2 objektivave. Por, që kur Powell u shfaq herën e fundit përpara komisionit në Shtator, perspektiva e bankës qendrore për inflacionin është dyfishuar. Projeksionet e bankës tregojnë një rritje të çmimeve në 3.4% këtë vit, krahasuar me 1.7% në vitin e kaluar. Nga ana tjetër, rritja e punësimit ka qenë më e ngadaltë se sa pritej.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.