Kreu i Hipotekave: “Brenda 15 shkurtit përfundon regjistrimi i çdo leje legalizimi!” Çelet zyra e re në Librazhd
Në Librazhd janë inauguruar ambientet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërsa inspektoi ambientet e reja, Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave Valdrin Pjetri tha se brenda datës 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit për çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.
“Për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd në bazë të planit të punës të miratuar nga zyra qendrore dhe të sjellë nga Drejtoria Rajonale këtu në Librazhd, në datë 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit të çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd. Më në fund qytetarët, të cilët kanë vite që presin për të marrë dokumentin e pronësisë për lejen e legalizimit, me datë 15 shkurt do të regjistrohet leja e fundit e legalizimit në Bashkinë Librazhd. Ky është një lajm i mirë që unë dua ta ndaj sot me ju“, u shpreh ai.
Kreu i Hipotekave shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili në fjalën e tij tha se transformimi i shërbimeve publike dhe rritja e cilësisë së tyre kanë qenë dhe janë prioritete të qeverisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.