Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Braçe: Të përjashtohen banorët dhe autobuzët e Kukësit nga tarifa e rrugës!
Kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe del në mbështetje të kërkesës për përjashtimin e banorëve të Kukësit nga tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës. Gjatë seancës dëgjimore me ministrin e Financave lidhur me impaktin social dhe ekonomik të tarifës, Braçe tha se rruga ka marrë karakter urban e si rrjedhojë banorët që e përdorin për nevoja të përditshme.
Po ashtu, Braçe ngriti pikëpyetje lidhur me efektivitetin e fondit të kompensimit 120 mijë euro që është përcaktuar për t’iu dhënë bashkisë për amortizimin e efekteve të tarifës. .
Në përgjigje të pyetjeve të kreut të komisionit, Ministri Ahmetaj tha se po zhvillohen negociata të cilat do të mbyllen brenda një muaji e ku synimi është që të realizohet përjashtimi për ata që e përdorin rrugën “për të hyrë e për të dalë në shtëpi”. Po ashtu, për mjetet e transportit publik të zonës, Ahmetaj tha se po negociohet për reduktim të tarifës. Megjithatë, Braçe tha se mbështet idenë se autobuzët e transportit publik të kësaj zone duhet të përjashtohen nga tarifa.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.