Kreu i shtetit: Apel për ndihmë institucioneve ndërkombëtar
Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar ndaj valës së tërmeteve që goditën vendin duke shkaktuar pasoja në jetët njerëzore. Ai kërkon që qeveria t’u kërkojë ndihmë institucioneve ndërkombëtare dhe qytetarët të bashkohen në solidaritet.
“Vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh si asnjëherë më parë në errësirën e orëve të para të ditës së sotme!
E rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit. E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim.
Qeveria t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë. Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke i’u gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona me të dëmtuar” shkruhet në reagimin e kreut të shtetit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.