“Krijimi i qytetit sfungjer” – 7 hapa për të parandaluar përmbytjet
Reshjet e shumta të shiun që përfshinë Shqipërinë në 5 ditët e fundit shkaktuan pasoja jo të vogla. Mijëra hektarë e qindra banesa u mbuluan nga uji, 65 ura u prishën, si dhe u dëmtuan një numër i lartë biznesesh e shkollash.
Në kështu situatash gjithmonë ngrihet pikëpyetja se çfarë masash duhet të ndërmarrin qeveritë për të minimizuar pasojat. Më poshtë gjeni 7 hapa parandaluese që mund të ndërmerren për të siguruar vendin dhe njerëzit.
- Krijimi i ‘qytetit sfungjer’
Ky koncept është bërë shumë popullor në Kinë, një vend që ka hasur përmbytje të shumta vitet e fundit.
Sipas Kongjian Yu, Dekani i Kolegjit të Arkitekturës dhe Arkitekturës së Peizazhit të Universitetit të Pekinit, “një qytet sfungjer është ai që mund të mbajë, të pastrojë dhe të kullojë ( thajë) ujin në mënyrë natyrale – duke përdorur një qasje ekologjike”.
Pra, në vend që të bëhen kanalizimet e shiut, një qytet sfungjer e mban atë për përdorim vetjak, brenda kufijve të vet. Uji i shiut mund të përdoret si, : ujitje për kopshtet dhe fermat, rimbushjen e rezervuarve, por edhe mund të përpunohet në fabrika për tu kthyer në ujë të pijshëm.
2.Çatitë e gjelbëruar/tarracat me kopshte
Çatitë e gjelbra, sipas natyrës së tyre, thithin shiun dhe ndihmojnë në zbutjen e përmbytjeve. Ato janë bërë shumë të popullarizuar në të gjithë Europën. Përfitimet janë të drejtpërdrejta: për pronarin e ndërtesës, është një mjet për menaxhimin e stuhive; për komunitetin, zvogëlon nivelin e ujit të stuhishëm; dhe për mjedisin, neutralizon efektin e shiut acid dhe largon ndotjen e azotit nga uji i shiut.
- Krijimi i rrafshinave apo fushave pranë lumenjve
Fushat pranë lumenjve kanë patur një shtrirje të gjerë, ndërsa sot për shkak të shtrirjes urbane kanë mbetur shumë pak. Ka një lëvizje në Europë për të rivendosur këto fusha të shtrira pranë lumenjve për shkak të rolit të tyre të rëndësishëm në mbrojtjen nga përmbytjet, menaxhimin e ujit dhe ruajtjen e natyrës.
- Ndarja e ujërave të shiut nga sistemi i kanalizimit
Për të përmirësuar menaxhimin e ujit dhe për të mbrojtur sistemin e kanalizimit nga dëmtimet, qytetet kanë filluar të rindërtojnë sistemet e tyre nëntokësore dhe të kullimit – duke ndarë ujërat e shiut nga sistemi i kanalizimit. Ndarja mundëson që impiantet e trajtimit të ujërave të zeza të funksionojnë siç duhet, pa u mbingarkuar nga sasi të mëdha të ujërave të stuhishme.
- Instalimi i sistemeve të infiltrimit dhe pakësimit të ujit.
Asgjë nuk mund t’i menaxhojë shirat më mirë sesa sistemi i infiltrimit dhe pakësimit të ujit. Sisteme të tilla si (si Q-Bic, Q-BB, AquaCell Q-Bic Plus) mund të krijohen rezervuare nëntokësore shpejt dhe me lehtësi.
- Mbajeni sistemin e kanalizimeve të pastër, për të funksionuar siç duhet
Sistemet e kanalizimeve mund të bllokohen nga mbeturina të ndryshme, rrënjë peme apo gjethe. Tubacionet që kanë dekada pa u ndërruar mund të ndryshken dhe çahen, sa mund të përzihen ujërat e zeza me të bardha dhe të sjellin probleme. Ndaj është e nevojshme që të bëhet kontrolli dhe pastrimi i tyre herë pas here.
- Kullimi i qëndrueshëm: kombinim i trotuareve dhe kopshteve
Në disa zona urbane, hapësira e gjelbër konsiderohet luks. Në tokë dhe në çati, ka kaq shumë beton. Betoni nuk është i depërtueshëm. Nuk thith ujin e shiut. Ajo e bllokon atë dhe e përcjell atë në sistemet e kullimit, të cilat shpesh bllokohen dhe më pas uji del nga rruga dhe trotuaret. Kjo shkakton përmbytje. Koncepti i kullimit për të ruajtur një nivel të caktuar uji është i përsosur. Si pjesë e iniciativave mjedisore që janë duke u zhvilluar në Evropë dhe në të gjithë globin, rekomandohet që sipërfaqet e padepërtueshme të zëvendësohen me materiale të përshkueshme si bari dhe kopshte. Kjo do të lejojë ujin e shiut të kullojë në tokë. Procesi, i njohur si infiltrimi, gjithashtu shërben si një mbështetje për jetën e bimëve.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.