Krijohet “Arkivi Digjital i Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit” – Do të përmbajë hartat, planet rregulluese dhe projektet e ndërtimit
Së shpejti pritet të krijohet baza e të dhënave shtetërore si pjesë e “Arkivit digjital të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit”. Vendimi është miratuar pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi sot me botimin në Fletoren Zyrtare.
Sistemi i ADAQTN-së përmban të dhëna për:
– hartat plansheta;
– projekte ndërtimore dhe plane rregulluese;
– dosje pronësie (para viteve 1964);
-Dokumentacione teknike (grafike) dhe shkresore (preventiva, recensa, detyra projektimi, korrespondenca, dorëshkrime, parashkresa teknike, vendime të këshillit teknik, vendime të këshillit të institucionit, procesverbale dhe llogaritje statike).
Institucioni administrues i bazës së të dhënave ADAQTN është Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, nëpërmjet strukturës përkatëse, që mbulon çështjet e AQTN-së.
Subjekte të interesuara për ADAQTN-në janë:
– qytetarët;
– bizneset;
– institucionet publike;
– AQTN-ja.
Subjektet e interesuara kanë nivel aksesi si lexues, lidhur me informacionin e vënë në dispozicion nëpërmjet portalit E-Albania.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.