Krijohet rruga lidhëse e Borshit me Plazhin – Bashkia shpall tenderin/ Detajet e projektit
Bashkia Himarë ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e rrugës paralele “Haliq Shkallë”. Fondi i vënë në dispozicion është 10.8 milionë lekë dhe konsiston në krijimin e aksesit të banorëve të fshatit Borsh për lidhje të tyre, nëpërmjet rrugës dytësore me fshatin dhe me plazhin e Borshit.
“Bashkia Himarë, nisur nga problematikat e ngritura nga banorët e këtij fshati, parashikon të rindërtohet rruga dytësore për hyrje-dalje nga qendra Borsh në lagjet e Shkallës dhe në plazhet nacionale të Borshit” shkruhet në detajet e projektit.
Afati kohor për ekzekutim është 3 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.