Krijohet sistemi online për rezervimin e riatdhesimit të shtetasve – Balluku: Ja si do të procedohet
Ministrja Belinda Balluku ka njoftuar sot krijimin e sistemit online për rezervimin e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të mbetur jashtë kufijve të vendit, www.airalbania.com.al/sq/reparation-information.
Sipas njoftimit të shtunën AIR ALBANIA do të fluturojë drejt Romës dhe më pas në Milano, Bari, Frankfurt dhe Londër.
Ministrja e Belinda Balluku ka shpjeguar hapat që duhet të ndjekin individët pasi të kenë klikuar në linkun me opsionet e rezervimit të dhomës së tyre të hotelit.
Veç kësaj Balluku ka evidentuar edhe një herë mënyrën e pagesës në këtë proces, ku faturën e akomodimit e të shërbimit Anti-COVID në hotel do ta paguajë shteti dhe individët e riatdhesuar do të paguajnë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin.
🟢SISTEMI ONLINE PËR REZERVIMIN E RIATDHESIMIT ËSHTË GATI PËR T'U AKSESUAR. 👉www.airalbania.com.al/sq/reparation-information TË SHTUNËN AIR ALBANIA FLUTURON DREJT ROMËS DHE MË PAS NË MILANO, BARI, FRANKFURT, PARIS DHE LONDËR. Ministrja e Belinda Balluku shpjegon procedurat e riatdhesimit, si dhe kostot mëse të arsyeshme që qytetarët do të duhet të paguajnë në këtë proces, ku faturën e akomodimit e të shërbimit Anti-COVID në hotel do ta paguajë shteti dhe individët e riatdhesuar do të paguajnë vetëm 7€ në ditë për ushqimin.
Posted by Edi Rama on Thursday, April 16, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.