Krijuesit e lodrave “Moose Toys” prezantojnë robotin që flet
Po, robotët mund të jenë frikësues dhe të tmerrshëm, sidomos tani që ne e dimë se mund të hapin dyert, por disa robotë të tjerë duan vetëm të duken bukur dhe të bisedojnë.
Firma e lodrave “Moose Toys” me bazë në Australi që kanë krijuar koleksionet Shopkins dhe Trash Pack sapo ka prezantuar linjën e re të “Really Rad Robots” në panairin e lodrave të New York.
Kjo seri lodrash synon hapësirën interaktive diku mes produkteve tradicionale të lodrave që flasin, kafshëve virtuale dhe “smartphoneve” që aktivizohen me zë.
Ndërkohë që linja pritet të ketë shumëllojshmëri, vetëm një lloj është prezantuar zyrtarisht deri më tani.
Robotët sferikë Yakbots me personalitete unike, janë të parët që dolën nga dyert e fabrikës. Moose thotë se ky koleksion synon djemtë nga 5 deri në 9 vjeç, megjithëse është i përshtatshëm për çdo fëmijë kureshtar.
Pra, çfarë mund të bëjë Yakbots saktësisht? Duke u paraqitur si një version i Siri, këto lodra të zgjuara mund të mbajnë mend gjërat që ju thoni dhe t’i përsërisin ato fjalë për fjalë.
Yakbots mund t’i përgjigjet edhe pyetjeve tuaja, por mbetet e paqartë sa i avancuar mund të jetë ky tipar.
Kur nuk jeni duke biseduar me to, mund t’i përdorni edhe si top loje. Përveç këtyre, këto robotë mund të bëjnë mbi 20 tinguj të ndryshëm.
Çmimi i Yakbots do të përcaktohet kur ata të shpërndahen në dyqane gjatë këtij viti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.