Krimi mjedisor, rritje 7% në vit – Borchardt: Në Shqipëri, shqetësuese ndotja e lumenjve. Dëmton turizmin
Ndotja e lumenjve në Shqipëri është një çështje shqetësuese, që duhet të adresohet. Kështu është shprehur në një intervistë për televizionin SCAN kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Sipas tij, bazuar në statistikat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, krimi mjedisor po rritet vrullshëm jo vetëm në vendin tonë por në shkallë globale me afro 7% në vit duke u kthyer në çështje shqetësuese.
Lidhur me përpjekjet që po bëhen nga ana e qeverisë Shqiptare për pastrimin e vendit dhe rritjen e turizmit, Borchardt u shpreh optimist duke nënvizuar si hapa pozitiv në këtë drejtim çuarjen në prokurori të 20 çështjeve të krimit mjedisor, vetëm gjatë vitit të kaluar.
Lidhur me krimin mjedisor OSBE dhe Universiteti i Arteve organizuan dhe një aktivitet sensibilizues, ku u ndanë dhe çmime për studentët me punimet më të mira.
Netila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.