Kripto-monedhat dhe frika e përdorimit nga kriminelët/ Ja se si qëndron e vërteta
Një arrestim i fundit i një pedofili ndërkombëtar duke përdorur pagesa nëpërmjet ‘Bitcoin’ nxori në pah një nga frikat kyçe që rrethojnë kripto-monedhat – përdorimin e tyre nga kriminelët.
Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook ka shumë dëshirë të hyjë në veprim duke lançuar një monedhë dixhitale të quajtur ‘Libra’.
Por, Sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin ka treguar kundërshtimin e tij të vazhdueshëm për këtë veprim, duke thënë se shumë shqetësime mbeten të pazgjidhura, përfshirë “çështjen e pastrimit të parave”.
Megjithë rregullat e forta dhe vigjilencën e shtuar nga autoritetet, aktivitetet e paligjshme në lidhje me monedhat virtuale mbetën “domethënëse”, i tha agjencisë së lajmeve ‘AFP’, Madeleine Kennedy, nga firma kërkimore ‘Chainalysis’.
1% e transaksioneve ilegale
Një raport i ‘Chainalysis’ i botuar në janar thoshte se në vitin 2018, 1 përqind e transaksioneve të kryera me Bitcoin – kriptomonedha më e përdorur në botë – përfshinte aktivitete të paligjshme.
Ekuivalenti i 600 milion dollarëve u shpenzua gjithashtu duke përdorur ‘Bitcoin’ në të ashtuquajturin “Dark Web”, një grup rrjetesh të fshehura ku tregtohen një mori produktesh të paligjshme, përfshirë armë dhe drogë.
Në krahasim, qarkullimi global i trafikut të drogës vlerësohet në disa qindra miliardë dollarë.
Kennedy beson se përdorimi i Bitcoin për qëllime kriminale është i bazuar pjesërisht në një “keqkuptim”.
Është “më transparente se disa sisteme tradicionale financiare dhe sigurisht më shumë se paraja”, shtoi ajo.
Autoritetet britanike dhe amerikane javën e kaluar njoftuan më shumë se 300 arrestime në 38 vende, si pjesë e një hetimi që çoi në ç’montimin e një rrethi të paprecedentë pornografie për fëmijë.
Hetuesit analizuan të ashtuquajtuajturin “Blockchain” dhe patën sukses në “de-anonimizimin e transaksioneve të Bitcoin”, sipas Ron Fort, kreut të hetimeve penale në shërbimet e taksave në SH.B.A.
Pra, kripto-monedhat mund të përdoren nga kriminelët por ato padyshim ofrojnë më shumë siguri në treg, edhe se paraja ekzistente qarkulluese nëse krijohet sipas rregullave të duhura.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.