Kriptomonedha me 360% rritje, nuk është Bitcoin!
Këtë vit kriptomonedha që ka avancuar më mirë në treg është 4-fishuar në çmim. Ndryshe nga ç’pritet, nuk është Bitcoin!
Litecoin është monedha që këtë vit ka rritur vlerën e saj me 360%, dhe ka kaluar rivalët e Ether, XRP apo dhe të shumënjohurën Bitcoin.
Ajo ka një peshë në treg prej rreth 8.4 miliardë dollarë, duke e bërë atë asetin e shtatë më të madh dixhital, sipas të dhënave të përpiluara nga Mosaic Research Ltd.
Kjo rritje e fuqishme e kriptomonedhës mund t’i atribuohet pjesërisht përgjysmimit të Litecoin (gjithashtu i njohur si reduktim), ku numri i monedhave të dhëna për të ashtuquajturat ‘minatorë’ zvogëlohet me 50%. Ideja është se një përgjysmim në furnizim jo vetëm që rrit vlerën e kriptomonedhës, por gjithashtu do të parandalojë një ‘erozion’ të vlerës së saj. ‘Minatorët’ aktualisht marrin 25 Litecoins të reja për bllok, por pas gjysmës së parë ata do të marrin 12.5.
Ky reduktim zakonisht ndodh përafërsisht çdo katër vjet. Katër vjet më parë, kur ndodhi përgjysmimi i fundit i Litecoin, monedha fitoi rreth 60% në tre muajt e parë, sipas të dhënave nga CoinMarketCap. Ky fenomen nuk është i izoluar për Litecoin. Bitcoin do të kalojë përgjysmimin e ardhshëm në maj të vitit 2020 dhe ithtarët e tij më të mëdhenj tashmë po përpiqen të shfrytëzojnë rënien e furnizimit si një katalizator për përfitime të mëtejshme. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.