Si ti përballoni me sukses kritikat në biznes?
Kritikat janë pjesë e jetës, çfarëdo që ju të bëni persona të caktuar do të kenë kritika për të bërë e ndoshta do të thonë se ata mund të kishin vepruar më mirë se ju. Mos u shqetësoni, çdo sipërmarrës përballet me kritika gjatë të gjithë kohës. Çdokush që arrin të jetë sado pak i suksesshëm do t’i duhet të përballet me këto kritika, kështu që ju duhet të mësoni se si t’i përballoni ato. Hidhini një sy këtyre këshillave në mënyrë që t’i përballoni me sukses kritikat.
Tregoni të vërtetën pavarësisht se çfarë ndodh
Kritikët shpesh sulmojnë njerëzit sepse nuk besojnë në sukseset e tyre. Kundërshtoni ata duke u treguar tërësisht të hapur për dështimet tuaja. Jini të sinqertë me veten dhe me të gjithë përreth jush sepse njerëzit pëlqejnë të vërtetët. Ata nuk i pëlqejnë njerëzit që gënjejnë. Nëse jeni transparent nuk keni për çfarë të shqetësoheni.
Njerëzit mendojnë se ata duhet të paraqiten të përsosur gjatë gjithë kohës për të fituar shumicën e bizneseve, por kjo nuk është e vërtetë.
Ndjekësit tuaj mund t’ju dallojnë kur po gënjeni. Duhet të kuptoni se në biznes fitohet më shumë duke pranuar gabimet dhe të metat, sepse njerëzit e vlerësojnë të vërtetën.
Mësohuni me dyshuesit
Dyshimi nuk është ofendim. Është një reagim natyral ndaj diçkaje e cila i frikëson njerëzit. Nuk është asgjë personale. Vetëm merrni frymë thellë dhe mendoni se pse ata po dyshojnë në ju, mos u fokusoni në sulmet personale. Ky lloj e të menduarit do ju inspirojë të ndryshoni mendimet e të tjerëve.
Nuk ka asgjë të keqe te provat dhe gabimet
Provimi i diçkaje të re mund të shkaktojë të qeshura ose tundje koke si përgjigje. Është e lehtë të ofendoheni nga këta kritikë, por shumë sipërmarrësve i kushtojnë provat dhe gabimet e vazhdueshme në suksesin e tyre. Provimi dhe gabimi është në rregull. Shumë ndërmarrës nuk kanë pasur kurrë një këshilltar dhe është dashur të shpenzojnë me mijëra dollarë duke eksperimentuar ide të reja biznesi.
Mësimi nga provimi dhe gabim shpesh është mënyra e vetme për të mësuar. Mos u largoni nga ato për shkak se frikësoheni se çfarë do të thonë kritikët tuaj.
Mësoni kur të kërkoni falje
Kritikët do të dalin nga askund kur të dilni në një vend publik. Të gjithë bëjnë gabime dhe mos u shqetësoni ato janë mundësia juaj më e mirë për të mësuar dhe për t’u rritur. Mjafton të dini të kërkoni falje e të përpiqeni të përmirësoheni dhe gjithçka është në rregull.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.