“Kriza e energjisë, spekulim”? – Preçi: Masat me konsensus politik, të nxitet prodhimi vendas
Kriza energjetike e paralajmëruar nga kryeministri Rama, si pasojë e situatës në tregjet ndërkombëtare, nga ekspertë të fushës vlerësohet si një spekullim për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, nënvizon faktin se prodhimi i energjisë në vendin tonë mbështetet kryesisht në burimet hidrike dhe nuk varet nga ekonomia botërore.
Preçi thekson se situata e vështirë në vend, është pasojë e keqmenaxhimit të sektorit dhe se duhen politika me konsensus politik, duke e vënë theksin tek nxitja dhe stimulimi i prodhimit vendas.
Rritja e çmimit të energjisë, pritët të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve. Si një nga masat e para, opozita ka propozuar reduktim të TVSh-së për produktet e “shportës” nga 20 % në 6%.
Dafina Hysa / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.