Kriza e Koronavirusit po përshpejton energjinë e gjelbër me 10 vjet në të ardhmen
Ndërsa bizneset mbyllen dhe shumica po punon nga shtëpia në mbarë botën, kërkesa për energji elektrike është zvogëluar në pikat e nxehta të COVID-19. Kjo mund të ketë një efekt goditës për sektorin e rinovueshëm.
Kina, ku shpërthimi u zhvillua për herë të parë, është konsumatori më i madh në botë për energji elektrike. Prodhimi nga fabrikat është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme me shumë të paaftë për t’u rikthyer në punët e tyre në prodhim. Për shkak të zvogëlimit të përdorimit të energjisë elektrike industriale, shkurtimet në konsumin e energjisë për vitin 2020 mund të jenë ekuivalente me fuqinë e përdorur nga i gjithë Kili, sipas IHS Markit.
Në Europë, kulmi i konsumit të energjisë gjithashtu ka rënë. Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë parë një rënie mesatare prej 10 përqind të përdorimit të energjisë me bare, restorante, zyra dhe fabrika të mbyllura ndërsa masat për distancimin shoqëror vazhdojnë.
Në veçanti, burimet e energjisë elektrike të bazuar në karburant fosil janë ndikuar nga ulja e kërkesave. Qymyri, zakonisht një nga opsionet më të lira, tani është bërë karburanti më i shtrenjtë në botë përballë alternativave të lira të gjelbërta dhe gazit natyror, sipas Bloomberg Green.
Hapja e rrugës për një të ardhme të gjelbër?!
Burimet e rinovueshme të energjisë duket se kanë marrë një shtysë e papritur. Rreth 40 përqind e energjisë elektrike të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar të Dielën më 5 Mars vinte nga fermat e erës, ku gati 1/5 sigurohej nga energjia diellore. Kjo ishte për shkak të një ditë jashtëzakonisht me diell, thotë përcjellësi i intensitetit të karbonit National Grid ESO.
Këto kushte nënkuptojnë që burimet e rinovueshme gjeneruan energji mëse të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e zvogëluara të vendit. Furnizuesi i gjelbër, Octopus Energy, madje ka paguar disa konsumatorë të përdorin energji gjatë ditës, duke përdorur një skemë që më parë ka qenë e disponueshme vetëm gjatë natës kur kërkesa është shumë e ulët.
“Në shumicën e ekonomive që kanë ndërmarrë masa të forta të kufizimit në përgjigje të koronavirusit, kërkesa për energji elektrike ka rënë me rreth 15%, kryesisht si rezultat i fabrikave dhe bizneseve që kanë ndërprerë operimet,” shprehet Dr Faith Birol, Ekzekutiv Drejtori i Shoqatës Ndërkombëtare të Energjisë. “Në këtë mënyrë, rënia e fundit e kërkesës për energji elektrike përshpejtoi disa sisteme energjetike 10 vjet në të ardhmen, duke u dhënë befas atyre nivele të erës dhe energji diellore që nuk do të kishin pasur as edhe për një dekadë tjetër investimesh në rinovueshme.”
Ai vazhdoi të shpjegojë se kjo rritje në përdorimin e energjisë së rinovueshme madje mund të ndihmojë disa vende të kuptojnë se si të merren me rënien e energjisë që vjen nga perëndimi i diellit ose nga një erë e fortë që po rrallohet. Më parë, këto lloje burimesh të luhatshme të energjisë kanë qenë sfiduese për ata që punojnë për të mbajtur “dritat tona të ndezura”. Menaxhimi më inteligjent i tyre duke mbyllur panelet diellore në mesditë kur ka më shumë energji elektrike se zakonisht dhe duke ngadalësuar energjinë e erës pasi ulet kërkesa gjatë natës janë vetëm disa opsione që sugjeron Dr Birol.
Këto gjetje të reja gjithashtu kanë vënë në qendër të vëmendjes burimet më të besueshme dhe shpesh të lëna pas dore të energjisë së gjelbër, si hidrocentralet, të cilat janë thelbësore për të siguruar që të kemi një furnizim të qëndrueshëm të energjisë. Në situata të jashtëzakonshme si pandemia aktuale, kur një luhatje në furnizimin me energji mund të rrezikojë jetën dhe punësimin në një rrezik edhe më shumë, kjo është veçanërisht e rëndësishme. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.