Kriza ekonomike 2008 – Pse ra vdekshmëria në Europë?
Gjatë Recesionit të Madh të vitit 2008, përqindjet e vdekshmërisë ranë në vendet më të prekura nga kriza ekonomike, për shkak të një efekti shkaqet e të cilit ende po diskutohen.
Në kohën e krizës ekonomike ekspertët e shëndetit publik janë ndër të parët që shqetësohen. Vendet më të pasura janë përgjithësisht ato me jetëgjatësinë më të mirë. Kjo pasi mirëqenia më e madhe i lejon të sigurojnë lehtësira të tipit: kujdes mjekësor i nivelit të lartë, një edukim të mirë dhe një punë të mirë, një dietë të ekuilibruar dhe ushqyese e të tjera.
Megjithatë, për disa dinamika shoqërore të njëanshme mund të ndodhë e kundërta. Për shkaqe që ende duhet të qartësohen, kriza mund të zgjasë jetëgjatësinë, të paktën në afat të shkurtër.
Një studim i botuar në Komunikimin për Natyrën theksoi këtë efekt të papritur të krizës së thellë ekonomike të fillimit të shekullit duke analizuar të dhënat demografike të periudhës 2000 – 2010 në 140 rajone të 15 vendeve europiane, të prekura në mënyra të ndryshme nga rënia ekonomike globale e 2008.
Shkencëtarët nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global kanë gjetur se vdekshmëria, statistikisht, ka rënë në Europë gjatë gjithë periudhës, por ka rënë edhe më shumë në mënyrë drastike gjatë dhe menjëherë pas krizës: sa më shumë të ishte prekur një rajon nga kriza aq më e dukshme ishte rënia.
Në kohë krize, trafiku i automjeteve zvogëlohet: ka më pak punë dhe në të njëjtën kohë më pak njerëz udhëtojnë me makinë për të shkuar punë, kështu që aksidentet e trafikut zvogëlohen, në përgjithësi, ndotja zvogëlohet (një përfitim që ka efekte afatgjata, të cilat janë të vështira për t’u verifikuar në afat të shkurtër). Gjithashtu, ka më pak para për të blerë alkool dhe cigare por, nga ana tjetër, inkurajohet abuzimi me substancat.
Recesioni është padyshim aspak i dëshirueshëm për zgjidhje për të rritur jetëgjatësinë mesatare. Përkundrazi, është e nevojshme të sigurohemi se edhe në kohë të mirëqenies ekonomike mund të zvogëlohen aksidentet dhe ndotja e ajrit dhe se cilësia e jetës në kohën e lirë mbanë standarde të larta.
Burimi: Focus.it
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.