Kriza natyrore / Pas përmbytjes historike, “thahen” kanalet e Venecias
Vetëm disa javë pasi përmbytja serioze shkaktoi dëme të gjera, kanalet e famshme të Venecias janë lënë thuajse plotësisht të thata për shkak të baticave jashtëzakonisht të ulëta.
Dy muaj më parë niveli i lartë i ujit në Venecia arriti në 187cm (6.14ft), duke lënë rreth 70% të qendrës së qytetit nën ujë të kripur.
Përmbytja e dërgoi nivelin e ujit në rekordet më të larta në më shumë se 50 vjet dhe pati një garë kundër kohës për të parandaluar humbjen e veprave të çmuara të artit.
Por, gjatë ditës së shtunë, qyteti ishte në një pamje shumë e ndryshme, me gondolat e saj të famshme dhe anijet pothuajse të parkuara në fund të kanaleve.
Rezervimet e hoteleve në qytet raportohet të binin me 40% pas përmbytjes së nëntorit, më e keqja që nga viti 1966, gjë që i la vizitorët të lëviznin nëpër ujë.
Venecia, e cila është ndërtuar në një koleksion prej 118 ishuj të vegjël, është e lundruar me kanale dhe më shumë se 400 ura.
Qyteti ka një popullsi prej rreth 260,000 njerëz por miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit.
Mbijetesa e Vencias është një sfidë që ka provokuar debate midis banorëve të qytetit për shumë vite.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.