Krizë në kompanitë ajrore – Ulen fitimet dhe shtohen vonesat
Frenimi i fitimit për linjat ajrore globale, veçanërisht në Europë, ku pritet një vit tjetër i vështirë për shkak të vonesave në fluturim, veçanërisht në verë, për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të infrastrukturës, janë pikat kryesore të hapjes së asamblesë vjetore të IATA, shoqatës botërore të kompanive, e cila do të mbahet në Seul.
Tensionet në tregtinë ndërkombëtare dhe rritja e kostove kanë shkaktuar një ulje të fitimeve të shumë kompanive tashmë në tremujorin e parë. Për të gjithë 2019, IATA vlerëson një reduktim në fitimet neto globale krahasuar me 35.5 miliardë dollarët e vlerësuar dhjetorin e kaluar për të gjithë kompanitë. Fitimet neto në vitin 2018 arritën në 32.3 miliardë dollarë, sipas IATA.
Edhe në tregun e aksioneve për linjat ajrore nuk është një moment pozitiv. Sipas të dhënave të mbledhura nga IATA, indeksi global i kapitalit botëror i linjave ajrore më 30 prill ishte në rënie prej 9% gjatë vitit të kaluar, pavarësisht rritjes prej 7.2% që nga fillimi i këtij viti. Në Evropë, indeksi i aksioneve të kompanisë më 30 prill u ul me 23.3% krahasuar me 30 prillin e vitit të kaluar, ndërsa ishte 0.8% që nga fillimi i këtij viti.
Në Evropë pritet një tjetër vit i zi për shkak të vonesave në fluturime. Rafael Schvartzman, zëvendës presidenti rajonal i IATA për Europën, vuri në dukje se “hapësira ajrore është shumë e fragmentuar në një nga zonat me trafikun më intensiv. Vonesat e fluturimit në Europë vitin e kaluar u rritën me më shumë se 100%. Ne presim që 2019 të jetë po aq i keq”. Schvartzman tha se “në Europë ekzistojnë kufijtë qiellor, ndërkohë që nuk duhet të ekzistonin. Ka rreth 37 kompani kombëtare që ofrojnë shërbime të kontrollit të trafikut, të cilat kanë 63 qendra të kontrollit të trafikimit të ATC dhe 56,300 punonjës “.
Një problem tjetër, thekson IATA, janë aeroporte të pamjaftueshme. “Heathrow është kyresori për momentin,” tha Schvartzman, duke iu referuar planeve të zgjerimit. “Ne jemi gjithmonë duke pritur për hapjen e vonuar të aeroportit të Berlinit, Brandenburgu i ri. Tani është vendosur për tetor 2020, por askush nuk e beson këtë parashikim “.
Burimi: Ilsole24ore
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.