Kroacia ofron rritje të pagave me 2% për mësuesit – Priten ende rritje
Qeveria kroate ka ofruar një rritje të pagave për mësuesit këtë vit e cila është e përballueshme për momentin, sipas kryeministrit Andrej Plenkovic. Kjo rritje e pagave vjen si mbrojtje kundrejt një greve që sindikatat e mësuesve kanë planifikuar për javën e ardhshme. Mësuesit kroatë planifikojnë të bëjnë grevë në 10 tetor, duke thënë se qeveria ka injoruar kërkesat e tyre për një rritje të pages prej 6%.
“Ne i kemi ofruar (udhëheqësve të sindikatave) një rritje prej 2% të cilën ne mund t’i lejojmë tani. Unë nuk mund të bëj premtime të mëtejshme përpara se të kemi një plan buxheti për vitin 2020. Qeveria ime qëndron në politikën e shpenzimit jo më shumë se sa të lejojnë të ardhurat, ” është shprehur kryeministri Plenkoviç, gazetarëve.
Zyrtarët nga dy sindikatat e mësuesve nuk ishin të disponueshëm menjëherë për të komentuar mbi ofertën.
Partia liberale HNS do të insistojë në një rritje të pagave tani dhe 4% shtesë në buxhet për vitin e ardhshëm, u tha gazetarëve Ivan Vrdoljak, kreu i partisë liberale HNS, një partner i ri në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga konservatorët.
Mësuesit ankohen se nuk kanë qenë të paguar ashtu sic duhej. Viti i ri shkollor shënoi fillimin e një reforme madhore që synonte modernizimin e arsimit dhe përafrimin e saj më në përputhje me ato që kërkon tregu i punës.
Elefteria Zguri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.