Kroatët interes për investim, Buriç: Korridori adiatiko-jonian, pengesë për ekonominë
Sipërmarrës të ndryshëm kroatë kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme priti në takim homologen kroate, e cila bëri me dije se interesi është i lartë, por për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duhet që Shqipëria të bëjë punën e saj sa i përket korridorit adriatiko-jonian.
Ministrat diskutuan edhe mbi hapat e vendit tonë drejt familjes europiane, proces për të cilin Kroacia jep mbështetje të plotë.
I pyetur lidhur me vizitën e kryeministrit grek në Shqipëri, Ministri Bushati bëri me dije se ka kohë që punohet për një vizitë në këtë nivel, ndërsa nuk ka ende një datë po afat të finalizuar për këtë gjë.
Sipas tij, kjo vizitë është e rëndësishme sepse pritet që të shënohet një hap i ri pozitiv mes Shqipërisë e Greqisë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.