Kromi i përpunuar, 3 vjet pa rentë – Kuvendi voton variantin e qeverisë, “rrëzon” Komisionin e Ekonomisë
Pavarësisht se Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi përjashtimin nga taksa e rentës minerare për një periudhë 1-vjeçare për metalet metalore të përpunuara apo jo, në seancën plenare deputetët votuan variantin e qeverisë që kërkon zerimin e kësaj takse për metalet e përpunuar për një periudhë 3-vjeçare. Ishte deputetja Edlira Hyseni, që kërkoi sqarime mbi variantin e ligjit që po votohej në seancën plenare, pasi relacioni shoqërues i projektligjit, nuk përputhej me diskutimet në komisione.
Paralelisht, u votua edhe ligji i ri “Për regjistrimin fiskal të hidrokarbureve”, teksa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shpjegoi risitë kryesore.
Ministrja Denaj argumentoi se formulimi është bërë sipas rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare. Ndërkohë që, ato nuk prekin kompanitë nënkontraktore, që do të vazhdojnë të jenë subjekt i ligjit tatimor.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.