Kryebashkiaku Veliaj njofton zhvendosjen e terminalit të autobusëve nga sheshi “Shqiponja”
Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj ka njoftuar ditën e sotme nëpërmjet një inspektimi se me fillimin e punimeve tek zona e Astirit për ndërtimin e Unazës së Re, do të ketë edhe disa ndryshime të tjera infrastrukturore.
Në këtë mënyrë terminali i jugut dhe i veriut që ndodheshin tek sheshi “Shqiponja” do të zhvendosen në një terminal provizor tek Kthesa e Kamzës.
Kryetari Veliaj u shpreh se edhe me afrimin e 100 vjetorit të lindjes së qytetit të Tiranës, do të ketë edhe ndryshime të mëdha, me terminalin si një pjesë e rëndësishme e tyre. Sipas tij, kjo lëvizje e terminalit do të prezantohet edhe me një sërë masash të tjera për devijimin e trafikut dhe vendosjen në dispozicion të mjeteve urbane që do bëjnë transportimin drejt Tiranës të pasagjerëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.