Kryeministri britanik, Boris Johnson rezulton pozitiv ndaj testit të Koronavirusit
Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe është duke u izoluar, por gjithsesi do të udhëheqë përgjigjen e qeverisë ndaj shpërthimit në vend.
“Gjatë 24 orëve të fundit unë kam zhvilluar simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv për koronavirusin,” tha Johnson. “Tani jam duke u izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj përgjigjen e qeverisë përmes konferencës video ndërsa luftojmë kundër këtij virusi.”
Një zëdhënës i Downing Street tha që Johnson, 55 vjeç, përjetoi simptoma të buta të enjten – një ditë pasi ai u përgjigj në seancën javore të pyetjeve dhe përgjigjeve të kryeministrit në dhomën e House of Commons.
“Kryeministri u testua për koronavirus me këshillën personale të Shefit të Mjekësisë Kryesore të Anglisë, Profesor Chris Whitty,” tha zëdhënësi. “Testi u krye në Nr 10 nga stafi i NHS dhe rezultati i testit ishte pozitiv,” tha zëdhënësi. (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.