Kryeministri francez nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve publike nga Ministri i Mjedisit
Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka urdhëruar një hetim mbi keqpërdorimin e fondeve publike, pas njoftimit nga gazeta franceze Mediapart, se Ministri i Mjedisit François de Rugy po kryen renovime të shtrenjta të apartamentit të tij të siguruar nga qeveria me paratë e taksapaguesve.
Zyra e Philippe tha në një deklaratë se do të nistë një hetim lidhur me çështjen dhe çdo fond i keqpërdorur do të kthehej në arkën e qeverisë. “Francois de Rugy është i vetëdijshëm për emocionet legjitime të bashkëqytetarëve tanë në këtë polemikë dhe dëshiron të mos lërë asnjë dyshim. Nëse ka mbetur ndonjë paqartësi pas kontrollimeve, ai premton të rimbursojë çdo euro të kontestuar”, tha ai.
Në një post në Facebook, de Rugy tha se renovimi ishte i nevojshëm për banesën, sepse disa nga dhomat ishin në gjendje të keqe. Një ditë më parë, Mediapart njoftoi se de Rugy dhe gruaja e tij organizonin darka luksoze për miqtë në rezidencën e tij zyrtare në Paris, kur ai ishte folës nga qershori 2017 deri në tetor 2018. Faqja e lajmeve online publikoi një pamje të një pjate me karavidhe pranë shisheve të verës në një tavolinë me qirinj të ndezur.
Në lidhje me postimin, de Rugy nuk mohoi të organizonte “darka joformale”, por tha se ato ishin të lidhura me punën e tij si konferencier dhe nuk ishin për kënaqësinë e rrethit të tij shoqëror. “Unë marr përgjegjësinë e plotë për faktin që një konferencier i parlamentit apo një ministër duhet të jetë në gjendje të mbajë takime jozyrtare gjatë darkës me udhëheqësit e biznesit, figurat kulturore dhe dekanë të universitetit,” tha ai.
Të dyja ngjarjet kanë ngritur shqetësimin e publikut rreth faktit se si shpenzohen paratë e taksave dhe përforcojnë perceptimet e një qeverie jo konform rregullave. Si Ministër i Ekologjisë, de Rugy është i ngarkuar me sigurimin e tranzicionit të Francës drejt energjive më të pastra dhe një mbështetjeje bërthamore. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.