Kryeministri i Bullgarisë Borissov ofron dorëheqjen! Arsyeja
Kryeministri bullgar Boyko Borissov deklaron se është i gatshëm që të japë dorëheqjen nëse ky veprim mban koalicionin qeverisës në këmbë. Ai tha se do të diskutojë me dy krerët e partive aleate të forcës së tij qeverisëse për të zgjidhur problemet që ka koalicioni qeveritar.
Dorëheqja e Borissov dhe e kryeptrokurorit kaën qenë kërkesat kryesore të protestave që mbahen prej muajsh në rrugët e shtetit ballkanik. Protestuesit, kryesisht të rinj, akuzojnë pushtetarët se janë të lidhur me mafian dhe se refuzojnë të luftojnë korrupsionin e të reformojnë sistemin gjyqësor.
Borissov është në pushtet që prej vitit 2009 dhe mandati i tij i tretë si kryeministër mbaron në muajin mars.
Në Sofje, protestuesit kanë bllokuar disa akse rrugore të rëndësishme dhe janë vendosur në tenda duke shprehur vendosmërinë që të qendrojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
Ndërkohë, një nga protestuesit që është futur në grevë urie 5 ditë më parë, është dërguar në spital të mërkuren në gjendje kritike për jetën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.