Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte jep dorëheqjen
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen, duke e zhytur vendin në trazira të reja politike.
Vendimi vjen në mes të tensioneve që përfshijnë koalicionin populist, që përfshin partinë e ekstremit të djathtë të Ligës dhe Lëvizjen e majtë, pesë yje.
“Nisja e krizës nga ministri i brendshëm duket se është bërë për interesa personale apo partiake”, tha Conte mbi vendimin e Salvinit për nisjen e krizës.
Conte, i cili nuk i përket asnjë prej dy partive të koalicionit, pritet të dorëzojë dorëheqjen e tij, duke lejuar kreun e shtetit të fillojë konsultimet zyrtare me partitë për të parë nëse mund të formohet një koalicion i ri.
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, pas konsultimeve, tani do të vendosë nëse mund të ketë një qeveri të formuar rishtazi apo zgjedhje të freskëta.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.