Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev jep dorëheqjen – Arsyeja
Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut duke i hapur rrugën një qeverie të përkohshme dhe zgjedhjeve të Prillit pas refuzimit të Bashkimit Europian për të filluar bisedimet e anëtarësimit.
Franca, e mbështetur nga Danimarka dhe Hollanda, kundërshtoi me forcë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke bërë thirrje për një rregullim të procedurave të BE për pranimin e anëtarëve të rinj.
Refuzimi, i shkaktuar në tetor, shkaktoi një valë zhgënjimi në Ballkan. Në Maqedoninë e Veriut, ku kryeministri Zoran Zaev e kishte vendosur të gjithë peshën e tij politike në ekuilibër për të përparuar vendin e tij në rrugën europiane, zhgënjimi kishte qenë veçanërisht i madh.
Dorëheqja e tij, e cila i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme, iu dorëzua parlamentit dhe ligjvënësit planifikojnë të votojnë më vonë për formimin e një kabineti kujdestar, tha zëdhënësi i qeverisë Muamed Hoxha.
Qeveria e udhëhequr nga Social Demokrati Zaev mori detyrën në 2017. (Euronews)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.