Kryeministri i Sllovenisë jep dorëheqjen: Nuk po përmbush dot pritshmëritë e njerëzve!
Kryeministri Slloven Marjan Sarec deklaroi se do të japë dorëheqjen në parlament këtë të hënë dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme me argumentin se qeveria e tij e pakicës nuk mund të avancojë me miratimin e ligjeve të rëndësishme.
Sipas Reuters, koalicioni qeveritar i 5 subjekteve politike të qendrës së majtë ka 43 nga 90 vende në parlament dhe ka humbur informalisht edhe mbështetjen e së majtës në nëntor, duke e vështirësuar në këtë mënyrë edhe më shumë kalimin e ligjeve të rëndësishme në parlament.
“Me këtë koalicion, këtë situatë në parlament, unë nuk mund të përmbush pritshmëritë e njerëzve. Do ta kem të mundur ta bëj këtë pas zgjedhjeve” u shpreh Sarec në një konferencë për mediat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.