Kryeministri italian njofton largimin nga politika, “Il Giornale”: Conte nuk do të jetë kryeministër për herë të dytë!
Në Itali flitet vetëm për sherre brenda qeverisë e parashikimet nga ana e medias italiane janë të ndryshme. Nga ana tjetër, nuk mungojnë as diskutimet lidhur me të ardhmen politike të disa funksionarëve të lartë të qeverisë, e mes tyre edhe të kryeministrit Giussepe Conte.
Il Giornale shkruan se kryeministri italian Conte nuk ka në plan të vijojë një karrierë politike e as të jetë kryeministër për një herë të dytë. Gazeta shkruan se kryeministri ka deklaruar se nuk ka në plan që të punojë për një eksperiencë të re qeveritare.
“Eksperienca ime e qeverisjes mbaron me këtë. Në këto momente kemi një shans të madh, jemi në qeverisje e nuk mund të kalohet duke menduar për një perspektivë për qeverinë e ardhshme” është shprehur Conte.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.