Kryeministri izraelit Netanyahu duhet të akuzohet për ryshfet, thotë policia
Policia izraelite ka rekomanduar akuzimin e kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe gruas së tij Sara për mashtrim dhe ryshfet.
Ata janë të dyshuar për dhënien e favoreve rregullatore të kompanisë së telekomit Bezeq në këmbim të mbulimit pozitiv të çiftit në media. Netanjahu i hodhi poshtë akuzat në të ashtuquajturën Rastin 4000.
Avokati i Përgjithshëm i Izraelit tani do të duhet të vendosë nëse do të ngrejë akuza në këtë rast.
“Këto rekomandime u përcaktuan dhe u zbuluan edhe para fillimit të hetimeve. Unë jam i sigurt se në këtë rast autoritetet përkatëse, pas shqyrtimit të çështjes, do të arrijnë të njëjtin përfundim: se nuk kishte asgjë, sepse nuk ka asgjë”, thotë në reagimin e tij kryeministri Netanyahu.
Në shkurt, policia rekomandoi padinë ndaj Netanyahu në dy hetime të tjera të korrupsionit. Por edhe atëherë ai i kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i konsideruar si të pabaza.
Mediat izraelite thonë se zoti Netanjahu është marrë në pyetje nga hetuesit disa herë.
Kryeministri, 69 vjeç, kryeson një koalicion të brishtë, por ai duket i bindur se akuzat nuk do të nxisin zgjedhjet e parakohshme.
Zgjedhjet e ardhshme legjislative janë caktuar për në nëntor 2019. Netanjahu është në detyrën e kryeministrit në mandatin e tij të dytë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.